Ambientet e kalasë së Tepelenës i janë nënshtruar restaurimit për rivitalizimin e tyre,projekt ky investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili kap një vlerë prej 550 milionë lekë të reja.Projekti në fjalë do përfshijë restaurimin e infrastrukturës rrugore,mureve fortifikuese të kalasë si dhe ndertimin e disa objekteve që do vihen në shërbim të turizmit si bujtina.Drejtuesi i punimeve inxhineri Skënder Djepaxhija është shprehur se këto punime do shërbejnë më së miri në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në qytetin e Tepelenës pasi gjatë viteve të fundit ky sektor ka marrë hov.
Afati i punimeve për rijetësimin e ambienteve të kalasë së Tepelenës është 18 muaj.
- Tepelenë
Nis puna për projektin e rijetësimit të ambienteve të kalasë së Tepelenës
