Ulja e temperaturave e ka bërë të domosdoshme sigurimin e ngrohjes me anë të alternativave të ndryshme. Qytetarët Gjirokastrit zgjedhin si alternativë kryesore ngrohjen me anë të drurit, pasi sipas tyre edhe pse ka njohur rrite është më ekonomike se ngrohja me energji elektrike.
Në pikat e furnizimit me dru ka patur një rritje kërkesash, por këta të fundit shprehen se po e përballojnë me vështirësi sigurimin e lëndës drusore nga furnizuesit kryesor.
Këtë vit në pikat e furnizimit me lëndë drusore çmimi për meter kub ka arritur në vlerën 6 mijë deri në 7 mijë lektë reja.