• Gjirokastër

Nga Italia në Gjirokastër për të kryer praktikën/ Andrea Pizano u mëson të rinjve gjuhën italiane

Gjirokastra 07 Qershor 2023

Nga Italia në Gjirokastër për të kryer praktikën/ Andrea Pizano u mëson të rinjve gjuhën italiane

Pas përfundimit të studimeve në universitetin e Salentos, i riu italian ka ardhur në Gjirokastër, për të kryer praktikën profesionale. Ky është Andrea Pizano i cili prej disa muajsh u mëson gjuhën italiane nxënësve në disa shkolla të qytetit dhe studentëve të universitetit “EqremCabej”. Ai vjen në Gjirokastër si përfitues i programit Erasmus Plus dhe marrëveshjes mes dy universiteteve.

“Vij nga provinca e Leces. Kam mbaruar universitetin e Salentos dhe jam këtu për rreth tre muaj. Jam diplomuar në gjuhët e lashta si latinisht dhe greqisht dhe jam këtu falë një bashkëpunimi mes dy universiteteve  tona. Objektivi im është për të përmirësuar mësimin e gjuhës italiane duke nisur nga klasat e fillores në shkollat 9 vjecare dhe deri në universitet. Aktualisht jap mësim në shkollën “Koto Hoxhi”, në gjimnazin “Asim Zeneli” dhe në universitet. Duket në brendësi të klasave entuziasmi që kanë fëmijët dhe të rinjtë për praninë e një të huaji që flet gjuhën amtare në klasat e tyre.Qëllimi i gjithë kësaj është që italishtja të jetë një gjuhë e përdorur, duke qënë se me kalimin e viteve ajo ka humbur rëndësinë dhe përdorimin që ka patur më parë, për shkak të zhvillimit të gjuhëve të tjera si anglishtja apo dhe gjermanishtja.”, – shprehet Andrea.

Andrea ndër të tjera shprehet për mikpritjen duke e vlerësuar atë të jashtëzakonshme, si nga mësuesit, pedagogët, nxënësit e studentët, me të cilët tashmë ka dhe një marrëdhënie jashtë asaj profesionale.

“Të gjithë mësuesit  pedagogët  dhe njerëzit në Gjirokastër më kanë pritur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe e kam hasur këtë mikpritje të kushdo që kam takuar këtu. Kam krijuar në mënyrë të vëcantë një marrëdhënie shumë të mirë me studentët me të cilët kam krijuar një marrëdhënie miqësore , më shumë se  ajo profesionale.

Një falenderim të vecantë përvec universitetit të Salentos dhe të Gjirokastrës, që më dhanë mundësinë që të jem këtu , do ta bëja në vecanti për konsullin e italisë këtu në Gjirokastër Teodor Bilushi, tek i cili gjeta entuziazmin dhe pasionin në zhvillimin e të gjitha nismave për gjuhën dhe kulturën italiane dhe përfitoj nga rasti ta falënderoj.”, – përfundon 25 vjecari.

Në kuadër të programit Erasmus + universiteti i Gjirokastrës jo vetëm pret të rinj nga universitete të ndryshme, por edhe dërgon studentë të tij pranë tyre për një periudhë semestrale.

Pas përfundimit të studimeve në universitetin e Salentos, i riu italian ka ardhur në Gjirokastër, për të kryer praktikën profesionale. Ky është Andrea Pizano i cili prej disa muajsh u mëson gjuhën italiane nxënësve në disa shkolla të qytetit dhe studentëve të universitetit “EqremCabej”. Ai vjen në Gjirokastër si përfitues i programit Erasmus + dhe marrëveshjes mes dy universiteteve.

Andrea ndër të tjera shprehet për mikpritjen duke e vlerësuar atë të jashtëzakonshme, si nga mësuesit, pedagogët, nxënësit e studentët, me të cilët tashmë ka dhe një marrëdhënie jashtë asaj profesionale.

Në kuadër të programit Erasmus + universiteti i Gjirokastrës jo vetëm pret të rinj nga universitete të ndryshme, por edhe dërgon studentë të tij pranë tyre për një periudhë semestrale.