• Përmet

Në Përmet, aty ku glikoja shoqërohet me verën dhe rakinë

Gjirokastra 18 Mars 2023

Një shishe verë nga Përmeti e bën tryezën më të këndshme dhe  i  jep asaj sharmin e aristrokracicsë, pije e identifikuar për shtresat e larta e të shoqërisë. E derisa vera të mbërrijë në tryezë duhet punë e mund, që e bejnë njërëzit e thjeshtë ,kultivuesit duarartë  përmetarë,  që në shekuj kanë mbjellë variete  të ndryshme të rrushit që prodhojnë verën dhe rakinë.

Nga viti në vit është rritur sipërfaqja e mbjellë .Sot kap shifrën e 310 ha. Përmetarët  duket se po e mbajnë gjallë dhe po shtojnë prodhimet e verës e rakisë , mbështetur në traditën më të mire që vjen nga thellësia e shekujve, me prodhues me përvojë, që nga kazanët dhe fuqitë, pas fermentimit nxjerrin pije mjaft cilësore.

Arti i përpunimit dhe prodhimit të pijeve alkolike, kërkon dhe një prodhim vendor cilësor, të mbjellë në arat dhe kondrinat e Luginës se Vjosës nga fermerët e zonës , por edhe në sipërfaqe më të larta. Rrushi i bardhe i njohur me emrin “Debin” duket se është “ kapioni” që lëshon verën e bardhë më të mirë e karakteristike  përmetare. 

Në  Përmet prodhohen mijëra hektolitra  verë  dhe  raki, duke sjellë të ardhura nga një zinxhir I madh të punësuarish që nga vreshtarët, prodhuesit e tregëtarët. Vetëpunësimi në sektorin privat të vrshtarisë dhe furti- kulturës, zbut dhe papunësinë.

Vera dhe rakia e Përmetit ,ashtu si glikoja e famshme e kanë kaluar këtë zone dhe janë pijet e preferuar të kryeqytetit, lokaleve dhe restoranteve në zonën e jugut , por dhe në bregdet. Tashmë po shihet që ato të kapërcejnë dhe kufijtë e Shqipërisë  Dhe marketingut e ambalazhimit po I kushtohet një vëmëndje e ,madhe lër pak edhe kur flasin për ambalazhimin

Edhe pse kultivimi i vreshtarisë dhe prodhimi i pjeve ,është një sipërmarrje private, fermërë dhe prodhues kërkojënë më shumë vëmëndje nga shteti në subvensione për të rritur siperfaqet e mbjella me vreshta dhe pemë, por dhe për të përmirësuar teknologjinë për prodhimit, por dhe shtimin e varieteve të mbjella, duke ruajtur ato tradicionale, që japin më  shumë prodhim dhe pije më cilësore.

Fermërë e prodhues të verës dhe pijëve alkoolike në Përmet po pasurojnë çdo ditë e më shumë cilësinë e pijëve duke i shtuar Përmetit dhe një tjetër pasuri dhe tregues të mikpritjes. Tashmë mysafirë vendas dhe të huaj në Përmet përveç pamjeve magjepëse të Luginës së Vjosës, gatimeve tradicionale bio, glikosë, kabasë dhe shpirtit artistik të përmetarëve, do kënë dhe verën e rakinë për të bërë “gëzuar” si simboli më i bukur i mikpritjes dhe mirëseardhjes në qytetin e luleve.