• Gjirokastër

Në muajin shtator pritet të rikthehen gërmimet në parkun arkielogjik të Antigonesë   

Gjirokastra 29 Gusht 2023

Gërmimet arikelogjike në qytetin antic të Antigosë në Luginën e Drinos në Gjirokastrës pritet të rifillojnë së shpejti. Një grup arkielogësh Italian të ardhur nga Universiteti I Maceratës , së bashku edhe me arkielogë shqiptar janë duke pregatitur ekspeditën e radhës  për fillimin e gërmimeve. Ardis Duka, drejtor në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Gjirokastër na bën me dije se gërmimet do të rinisin në fillim të muajt shtator dhe do të zgjasin për një muaj

Ndërkohë sipas menaxherit të Parkut Arkielogjik të Antigonesë , Shkëlqim Guce, këto gërmime I japin antigonesë një pamje tjetër , duke nxjerë në pah vlerat historike që ka ky qytet antik

Qyteti antik i Antigonesë po zbulohet çdo vit nga misionet arkeologjike shqiptare dhe të huaja. Me sa duket qyteti I Antigones nuk njihet vetëm për periudhën helenistike por duket se ka një riokupim të tij në periudhën bizantine që paraqitetet edhe ai, i rëndësishëm. Ndërkohë nga gërmimet e fundit të zhvilluara nga  arkielogët po konfirmohet  jeta e një qyteti tjetër të periudhës bizantine, që duket se I është mbivendosur qytetit antic  të djegur nga romakët.  Duket se arkielogogët do të kthehen për shumë vite në Antigone ,  pasi  ka shumë për të zbuluar nga ky qytet antic. Sipas vlerësimeve paraprake të bëra nga arkielogët deri tani është zbuluar një pjesë e vogël e qytetit që nuk tregon më shumë se 20% të tij.