• Gjirokastër

Në Bodrishtë, aty ku “hidhërimi” ka mbuluar fshatin

Gjirokastra 07 Maj 2024

Një ndryn i vogël i ndryshkur dhe i hapur kaq mund të shihet nga kjo banesë ku 4 ditë më parë u gjendën të pajët çifti Ilia. Ngjarje të cilën policia e gjirokastrës e ka zbardhur ditën e sotme duke vënë në pranga mikun e kësaj familjeje 69 vjeçarin Thoma Mastora i cili vetëm pak metra më largë ka banesën e tij.

Grupi i radio televizionit shqiptar ka udhëtuar për në fshatin Bodrisht për të parë nga afër gjëndjen e banorëve por edhe për të marë atë çfarë nuk u pa dhe nuk u dëgjua të enjten e datës 2 maj.
Në dëshmitë e mara nga banorët ku pjesa më e madhe moshë e tretë ata na tregojnë me detaje se si u njohën me ngjarjen
Duke ecur nëpër fshat takojmë një tjetër banore e cila sapo ishte kthyer nga kullota me bagetin pavaresisht se nuk dinte të na fliste shqip ajo dha versionin e saj ne gjuhen greke.
Thodhori Ziko ishte mik me familjen Ilia . Ai dënon me zë të lartë krimin që u bë nga një tjetër mik i kësaj familjeje, ndërkohë që lavdëron punën e policisë së gjirokastrës për zbardhjen dhe kapjen e autorit.