• Gjirokastër

Ndotja akustike gjatë sezonit veror 2023,takim i task forcës në prefekturën e qarkut

Gjirokastra 12 Korrik 2023

Ndërgjegjësim, sensibilizim, kontroll e monitorim për të eleminuar zhurmat e panevojshme e reduktuar ndotjen akustike.
Në takimin e rradhës së Task – Forcës të Prefektit të Qarkut Gjirokastër, u analizua situata e zbatimit të ligjit, rregulloreve të shtatë Nj.Vetqeverisjes Vendore mbi funksionimin gjatë sezonit veror 2023 dhe masat e marra për reduktimin e zhurmave të panevojshme dhe eleminimin e ndotjes akustike. Të pranishmit raportuan mbi disa problematika të hasura në këtë periudhë gjatë takimit.
Prefekti i Qarkut z. Odise Kote ka kërkuar reflektim mbi mikpritjen,etikën dhe kujdesit, të menaxhimit të situatave me qytetari dhe të zhvillimit të përgjegjësive nga të gjithë faktorët që ligji i ngarkon me detyrën e monitorimit, kontrollit dhe zbatimit të masave administrative në subjektet apo individët që bëhen shkelës të tij.