• Gjirokastër

Ndizet pema e Krishtlindjeve në Gjirokastër

Gjirokastra 07 Dhjetor 2023

Në Gjirokastër është çelur zyrtarisht periudha festive e fundvitit.
Ndezja simbolike e pemës së Krishtlindjeve mbremjen e djeshme u shoqërua me muzikë dhe argëtim në sheshin “Çerçiz Topulli”.Në fjalën e tij kreu i bashkisë Flamur Golemi ka përcjellë mesazhin për festa sa më të gëzuara për gjithë qytetarët gjirokastritë
Atmosfera e krijuar është vlerësuar nga qytetarë dhe fëmijë të cilët shprehin ndjesitë e tyre duke i cilësuar si mahnitëse dhe magjike
Gjatë dhjetorit do organizohen evente muzikore çdo fundjavë çka pritet t’i japë më shumë gjallëri atmosferës festive të fundvitit në qytetin e gurtë.