• Sport

Natë tmerri për Donnarumma-n në Paris

Gjirokastra 21 Korrik 2023

Keqbërës kanë hyrë në shtëpinë e Donnarumma-s natën e kaluar duke terrorizuar portierin e PSG-së dhe bashkëjetuesen e tij, Alessia Elefante.

Nga ajo që është bërë me dije nga policia e Parisit kuptohet se keqbërësit janë larguar nga banesa e italianit me gati gjysëm milioni të mira materiale dhe euro cash.

Si të mos mungonte shifra e lartë e sendeve me vlerë dhe monedhave të vjedhura për çiftin nata e tmerrit ka qenë e gjatë pasi keqbërësit kanë qenë të dhunshëm. Rreth ores 3:20, pasi kanë hyrë në shtëpi, në fillim i kanë rrahur e më pas i kanë lidhur deri në momentin që çifti ka mundur të largohet vjedhurazi drejt një hoteli aty pranë. Personeli i hotelit ka qenë i pari që ka dhënë alarmin duke lajmëruar policinë.