Edicioni i 11 I festivalit Folklorik Kombëtar vijoi mbrëmë në natën e dytë të tij.Të parët që u ngjitën në skenën e kalasë së “Argjiros” ishtin artistët e Qarkut të Vlorës, tëcilët vinin nga 7 bashkitë e tij, Himara, Saranda, Delvina, Selenica, Vlora, FiniqidheKonispoli. Polifonia Labe, ninulla, kënga vllahe, monofonia ,dominuan në performancat e artistëve popullorë , ndërkohë që nuk mungonin elementët lirikë në këngë e valle pa përjashtuar dhe ato liriko-epike,ndërsa kënga dhe vallja burimore ishte e alternuar bukur me atë bashkëkohore.
Për drejtorin artistik të grupit Artur Dhamo, paraqitja artistike e grupit ishte vërtet dinjitoze. Grupet më të spikatura në këtë qark, ishin ato të Pilurit, Dukatit, Sevasterit , “ Jehona Labe” , “Krojet e Vëlcës “, “10 Shqiponjat e Tërbacit” , grupi i Finiqit e ai i Lapardhasë. Ndërkohë që vet artistët u shprehën të emocionuar edhe pse në skenën madhështore ngjiteshin për të disatën herë. Ishin rreth 200 festivalist të ardhur ngaqarku i Vlorës ,që u ngjitën mbrëmë në skenën e festivalit folklorik me 25 numra artistik.