Me kthimin nga shteti grek ku punonte per vite me radhe ,49 vjecari Naim Kokona nga fshati Hormove i bashkise Tepelenë i lindi ideja e koleksionimit te sendeve te ndryshme antike dhe relikave per ti ekspozuar ato me pas ne muret e shtepise se tij, duke e shnderruar ne nje muze historik , pasi ky eshte qellimi i tij.Se bashku me banore te fshatit , Naimi grumbullon sende te vjetra por sic thote edhe ai me nje vlere te vecante historike. Shpeshhere Naimi udheton ne zonat perreth duke zbuluar dhe keto sende antike te periudha te ndryshme te historise,ritual që e kryen prej 15 vitesh. Sipas tij ruajtja e tradites dhe trashegimia nder breza eshte teper e nevojshme ne nje kohe kur ne Shqiperi e reja po mbizoteron.
Realizimi i ketij muzeu nuk ka per qellim fitimi por ruajtjen e vlerave autentike. Ne muzeun e vetem te fshatit Hormove deri me tani Naimi ka koleksionuar lloje te ndryshme te armeve, vazo te ndryshme qeramike dhe sende te tjera qe datojne shume kohe me pare ndersa kerkimet per shumellojshmeri objektesh vijojne. Ndonese shume pak e dinë se ku ndodhet, ne shtepine tij ne fshatin Hormove mund te shkoje kushdo që ka interes për t’u njohur me historinë dhe trashëgiminë e larmishme që mbart Hormova dhe fshatrat e tjera të Rrëzës së Tepelenës dhe Odries.Për këtë çështje apelon ndaj organeve përkatëse shtetërore për ti ekspozuar në një vend më të përshtatshëm.
- Tepelenë
Naim Kokona i apasionuar pas relikave dhe objekteve antike,kthen banesën e tij në muze
