• Gjirokastër

Nafta pa akcizë/ 308 fermerë tërheqin kartën

Gjirokastra 23 Maj 2023

Drejtoria e Bujqësisë në Gjirokastër ka nisur shpërndarjen e kartave  për fermerët që aplikuan për skemen e naftës . Aktualisht janë 308 fermer  që kanë terhequr pranë këtij instuticioni  këtë dokument, nga 1343 që aplikuan . Specialisti i bujqësisë Balil Bineri thotë se  këtë vit janë hasur nga fermerët disa problematika, kryesisht në plotësimin e dokumentacionit të cilevei është lënë një afat për sistemimin e tyre.

Ministria e Bujqësisë ka shpallur si prioritet sektorin e bujqësisë ku me anë të skemave subvencionuese po I jep mundesi fermerve për punimin e tokes. Shpërndarja e naftës falas ka nisur në javën e parë të muajit maj.