Gjirokastra me shtëpitë karakteristike ,me histori dhe kulturën e vet,por edhe si një arenë e realizimit të filmave të kinematografisë shqiptare,mbrëmë priti e duatrokiti kolonat muzikore të disa prej filmave më të arrirë të ekranit dhe kinematografisë shqiptare,të sjella me mjeshtëri nga kuarteti I orkestrës sinfonike të RTSH-së në bashkëpunim me artistët vendas. Sopranoja Semine Sulozeqi me zërin e saj u akordua mjaft mirë më këngëtarët e rinj dhe instrumentistët ,duke sjell nota briante të këngëve nga krijmtaria brilante e kompozitorëve më të mirë shqiptar.Violinistja e Elona Islamaj,pati emocione të dyfishta,pasi erdhi në teatrin e qytetit të saj,duke gjetur sallën plot me adhurues të muzikës së filmit .Ajo e konsideron privilegj të interpretojë këtë muzikë ,e cila dhe në botë është mjaft e preferuar,por pergjegjësia para publikut gjirokastrit me muzikën shqiptare është më e madhe. Muzika shqiptare i ka kapërcyer kontinetet dhe ka marrë vlerësime dhe duartrokitje dhe në odeone koncertore dhe në salla të përmasave botërore,fal talentit që përcjellin kompozitorët dhe interpretuesit e saj.Një ndër ta është edhe dirigjenti Bujar Llapi,që ka perfomuar me orkestrën e tij në Kanada ,duke befasuar publikun e atjeshëm me notat e pentagramit shqiptar.I rikthyer në qytetin dhe tetartin e tij maestro Llapi tashmë hedh vështrimin edhe më larg.
- Gjirokastër
Muzika e filmit shqiptar në teatrin “Zihni Sako”

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër