• Tepelenë

Muzeu i Tepelenës,pavionet më të frekuentuara i luftës së dytë botërore dhe i Ali Pashës

Gjirokastra 21 Korrik 2023

Një nga destinacionet që preferohet së shumti në zonën e Tepelenës është muzeu etnografik i saj.Në këtë institucion sipas përgjegjëses Klejda Gaba vizitorët kanë kuriozitet për të parë pavionet dhe objektet që janë të ekspozuara në ambientet e këtij muzeu.Gaba shton ndërkaq se pavioni që tërheq më shumë vizitor është ai i luftës antifashiste nacionalçlirimtare,ai i rilindjes kombëtare dhe i antikitetit.Gaba në fjalën e saj pohon se janë në marrveshje me operatorët dhe agjensitë turistike me qëllim dhe synim tërheqjen e sa më shumë vizitorëve që ky muze të jetë i aksesueshëm.