• Gjirokastër

Moti i pafavorshëm për bujqësinë/ Pasha: Kemi pësuar dëmtime të shumta në të mbjella

Gjirokastra 05 Korrik 2023

Fermerët e qarkut të Gjirokastrës po përballen me dëmtimin e të mbjellave. Kjo  për shkak të shirave, sëmundjeve të bimëve dhe insekteve. Resul Pasha fermeri që ka 18 vite që kultivon shalqi, pjepër dhe perime të ndryshme.  Ai tregon për RTSH Gjirokastra se ka mbjellur 37 dylym dhe se këtë  vit i’u desh të mbillte dy herë tokën për shkak të dëmeve të pësuara.

Resuli ka marr tokat me qira në zonën e Dropullit  nga pronarë të cilët jetojnë në emigracion çka e nderlikoj plotësimin e dokumentacionit për të qënë përfitues I subvencioneve të naftës.

Ndërkaq vitin e kaluar koha e favorizoj duke patur një prodhimtari dhe treg  të mirë. Ndërsa për këtë vit edhe pse prodhimi do dali me vonesë, ai shpreson për një tregëtim të ngjashëm me atë të vitit të kaluar.