Papa Françesku të dielën kryesoi një meshë të madhe në natyrë, ku u kërkoi hungarezëve të mos mbyllnin dyert emigrantët dhe ata që janë “të huaj ose të ndryshëm nga ne”, në kontrast me politikat anti-imigruese të kryeministrit nacionalist Viktor Orban.
Më shumë se 50,000 njerëz u mblodhën në sheshin prapa ndërtesës ikonë neo-gotike të parlamentit të Budapestit, një simbol i kryeqytetit në Danub, për të parë Papën në ditën e fundit të vizitës së tij në vend.
Ai vazhdoi një temë që filloi në ditën e parë të vizitës së tij të premten, kur paralajmëroi kundër rreziqeve të nacionalizmit në rritje në Evropë, por e vendosi atë në kontekstin e ungjillit, duke thënë se dyert e mbyllura ishin të dhimbshme dhe në kundërshtim me mësimet e Jezusit.
Papa Françesku beson se emigrantët që ikin nga varfëria duhet të mirëpriten dhe të integrohen sepse ata mund të pasurojnë kulturalisht vendet pritëse dhe të rrisin popullsinë në pakësim të Evropës. Ai beson se ndërsa vendet kanë të drejtë të mbrojnë kufijtë e tyre, emigrantët duhet të shpërndahen në të gjithë Bashkimin Evropian.