• Gjirokastër

Mjeshtri i madh Ermir Dizdari promovon e librin e gjashtë për FFK

Gjirokastra 30 Qershor 2023

Në ditët e Festivalit Folklorik Kombëtar artisti, mjeshtri i madh Ermir Dizdari zgjodhi të promovojë në gjirokastër librin e tij të dalë nga botimi dy muaj më parë “Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër, 29 shtator – 5 tetor 2004” duke e cuar në  gjashtë  numrin e botimeve kushtuar këtij eventi . 60 faqet e para, sipas Dizdarit  sjellin një sintezë të gjithë festivaleve të organizuar në Gjirokaster që prej 1968.Pjesa tjetër e librit flet per festivalin e vitit 2004 ku autori paraqet  gjithë dokumentacionin e ketij eventi për gjithë qarqet pjesëmarrëse.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e universitetit “Eqrem Cabej” ku pjesëmarresit dhanë edhe vleresimet e tyre për veprën e Dizdarit.

“Ky është një kontribut shumë i rëndësishëm, pasi jo vetëm na bie vlera të grupeve të vecanta folklorike nga gjithë territori shqiptar por edhe trojet, por edhe na njeh dhe me veprimtarinë e disa korifejve të folklorit shqiptar të cilët cilët aktivitetin e tyre e kanë nisur që në festivalin e 68 dhe e vijojnë edhe sot të jenë active në këto festivale. Është një libër që për mendimin tim do të pritet shumë mirë nga kritika. Mua më bëri përshtypje edhe mënyra e të shkruarit,  gjë që tregon përvojën e gjatë të tij në fushën e studimit. Ky libër është dhe një dokument i rëndesishëm për studiuesit për të ardhmen, për ta studiuar më me hollësi folklorin tonë.”- shprehet Jaho Canaj.