• Gjirokastër

Mjedis i pastër/ Prefektura e Gjirokastrës aksion në shtigjet turistike

Gjirokastra 23 Qershor 2023

Prefekti i Qarkut Gjirokastër, Odise Kote, në bashkpunim me të gjithë institucionet në varësi të tij ndërmori sot një aksion pastrami për të patur një ambjent sa më të pastër. Kjo në kuadër edhe Festivalit Folklorik Kombëtar i cili starton të shtunën në mbrëmje. Pjesë e këti aksioni ishte edhe stafi I Radio Televizionit Publik Gjirokastër.

Në këto ditë kur qyteti i Gjirokastër është përfshirë nga  ethet e Festivalit Folklorik Kombëtar, i cili starton të shtunën në mbrëmjë, ndërsa  vihet re dhe një numri i shtuar I turistëve ,  mbajtja  pastër  e tij mer një rëndësi të veçantë. Në këtë kuadër , prej kohësh Bashkia Gjirokastër ka marë një sërë nismash për mbajtjen pastër të qytetit. Ndërkohë sot në mbështetje të saj i ka ardhur dhe prefektura , e cila ka ndërmarrë një aksion për të pastruar të gjithë territorin rreth institucioneve të tyre dhe rrugën nacionale. Vet Prefekti së bashku me stafin e tij , ndërmorën një aksion pastrami pranë ambjeteve të institucionit dhe për rreth tij.

Prefekti  Odise Kote  e sheh të rëndësishme këtë mbështetje nga ana e institucionit që ai drejton si një mënyrë  për të krijuar një atmosferë mikëpritëse në prag të festivalit

Në këtë aksion pastrami ishte Kryetarja e qarkut të Gjirokastrës , Lindita Rova se bashku me stafin e saj, si dhe një mori institucionesh të tjera .

Ndërkohë që pjesë e  këtij aksioni ishin dhe punonjësit e spitalit , “Omer Nishani”, ku një ambjenti i pastër mer një tjetër rëndësi për këtë institucion.

 Aksionit të pastrimit të territorit i’u bashkuan sot edhe stafi i RTSH Gjirokastra, i cili u angazhua me pastrimin e ambjenteve jashtë institucioni  dhe për rreth tij