• Gjirokastër

“Mjedis i pastër”/ Prefekti Kote fton qytetarët ti bashkohen aksionit

Gjirokastra 19 Qershor 2023

“Të çlirojmë territorin nga ndotja mjedisore” . Me këtë sllogan, Prefektuara e Qarkut Gjirokastër ka hartuar “Planin e Veprimit” për pastrimin e territorit. Në kuadër të ketij plani do të vijojë puna e pastrimit të territorit i cili do të kulmojë me aksionin e datës 23 qershor ora 12:00 deri në 14:00, ku çdo institucion do të pastrojë hapsirat publike  dhe një sipërfaqe të konsiderueshme rreth tij. Sipas Prefektit Odise Kote, ky aksion përkon edhe me organizimin e Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër Aksioni do të përfshijë të gjith territorin e Qarkut Gjirokastër  në bashkpunim edhe me të gjitha institucionet vendore dhe degët territoriale,  nën kordinimin dhe monitorimin  e Prefektit.