Vatikani ka bërë të ditur se i dërguari i Papa Françeskut për misionin e paqes në Ukrainë viziton sot dhe nesër Kievin.
Muajin e kaluar, Papa emëroi kardinalin Matteo Zuppi, kryepeshkop i Bolonjës dhe president i Konferencës Episkopale Italiane u ngarkua për të udhëhequr mission e paqes me synimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Është një çështje e një nisme me qëllimin kryesor për të dëgjuar në mënyrë të plotë autoritetet ukrainase në lidhje me rrugët e mundshme për të arritur një paqe të drejtë dhe për të mbështetur gjestet humanitare që kontribuojnë në lehtësimin e tensioneve”, thuhet në deklaratë.
Gjatë një udhëtimi në Budapest në muajin prill, Papa Françesku u takua me një përfaqësues nga kisha ortodokse ruse pro-Kremlinit, Metropolitan Hilarion dhe veçmas me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, transmeton CNN. Ai dëgjoi gjithashtu rrëfimet e refugjatëve, shumë nga Ukraina, dhe veçmas u takua me kryeministrin e Ukrainës Denys Shmyhal.