• Gjirokastër

Mirëmbajtja e teritorit prioritet i qeverisë,Kumbaro:Bashkëpunim me bashkitë dhe qytetarët

Gjirokastra 04 Gusht 2023

Mirëmbajtja e territorit mbetet një nga prioritet kryesore ndërkohë që çdo ditë e më shumë me mijëra pushues i shtohen Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare.Në fjalën e saj ministrja e turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaro tha se duhet të përballohen 5 herë më shumë njerëz që lëvizin nga bregdeti në male, nga hotelet në parqe, nga plazhet nëpër rrugë, duke gjeneruar nje sasi shumë të madhe mbetjesh.Kumbaro pohons se skuadrat tona e çdo bashkie janë 24 orë në territor duke mbledhur plehra, pastruar koshat dhe dezinfektuar ambientet.Ajo apelon se që të kthehet i gjithë vendi në model pastërtie duhet bashkëpunimi me çdo njësi të qeverisjes vendore,bizneset dhe me qytetarët.