• Lajme kombëtare

Miratohen ndryshimet në qeveri, ministrat e rinj marrin votën pro të Kuvendit

Gjirokastra 11 Shtator 2023

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në qeveri që u bënë të ditur nga kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste më 4 shtator.

Pas dekretimit të presidentit Begaj për shkarkimin e ministrave të larguar dhe dekretimin e të emëruarve të ministrave të rinj, Kuvendi ka thënë fjalën e tij duke miratuar dekretet e kreut të shtetit.

Ndërkaq, opozita ka kundërshtuar rendin e ditës së Kuvendit duke i kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për të debatuar mbi emrat e ministrave të rinj dhe lëvizjet në kabinetin e qeverisë së kryeministrit Rama.

Presidenti Begaj dekretoi emërimin e Ogerta Manastirliut, ministre e Arsimit dhe Sportit, Igli Hasanin ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Ervin Meten, ministër për Ekonominë dhe Financat, Anila Denajn, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Albana Koçiu ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Arbian Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor dhe Delina Ibrahimaj si ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Ndërsa nuk do të jenë më pjesë e kabinetit qeveritar emra të rëndësishëm si Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca  dhe Milva Ekonomi.

Ministrat e rinj që u miratuan sot nga Kuvendi:

Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Arbjan Mazniku, Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re):

Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sporti

Albana Koçiu Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale

Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit

Kuvendi miratoi shkarkimet

Ogerta Manastirliu nga posti i Ministrit të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale

Evis Kushi nga posti i Ministrit të Arsimit dhe Sportit

Frida Krifca nga posti i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit

Milva Ekonomi nga posti i Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet. Kjo ministri shkrihet.

Olta Xhaçka nga posti i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme

Delina Ibrahimajt nga posti i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë

Edona Bilali nga posti i Ministrit të Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.