Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka paralajmëruar vendet që nuk kanë përkrahur Ukrainën, se do të mbajnë përgjegjësi pas përfundimit të luftës.
Ai u shpreh se zgjedhja që ka bërë çdo shtet, duke përkrahur pushtimin rus në Ukrainë, do të “merret parasysh në ndërtimin e marrëdhënieve të ardhshme”.
Më tej, Kuleba ngriti alarmin për vonesat e dërgimit të armëve perëndimore në Ukrainë, që sipas tij, do u kushtonin jetën qytetarëve të vendit të tij.
“Nëse një dërgesë shtyhet për një ditë, do të thotë se dikush do të vdesë në vijën e parë”, tha ai.
Në një intervistë për BBC, Kuleba shprehu besimin se lufta ruse do të përfundojë ndërsa u ndal më tej në rolin e Kinës në këtë luftë dhe zhgënjimin që Papa Françesku nuk e ka vizituar ende Ukrainën.