Saraqinishta, pjesë e kulturës së Lunxhërisë dhe e trashëgimisë së qytetërimit të Antigonesë e lulëzimit të 14 kishave dhe Manastirit të Spilese,po hap dyert për mirëpritur vizitorë vendas e të huaj. Në rrugëtimin tonë për promovimin e fshatrave piktoresk , u ndalëm në banesën, tashmë bujtinë të profesorit Vasil Bakuli . Bujtina që hapi portat e vjetra fillimisht për turistët francezë dhe e shkundi harresën për të mirëpritur ata vizitorë, që e duan jetën ashtu siç ka qenë dikur, larg vezullimit, zhurmës e rrëmujës, zhvillimit të teknologjisë , e që duan t’i rikthehen jetes së dikurshme. Risia në zhvillimin e agrotoruzmit, po vjen nga e vjetra, pikërisht nga tradita, nga shtëpitë e vjetra me mure shekullore, harqe e oxhaqe të gruta, oda të mobiluara thjeshtë e orendi të bëra nga dora e gruas së shtëpisë. Vetë pamja e bujtinës duket se është pararendëse e arkitektures së banesës gjirokastrite. Dëshira e profesorit ishte që shtëpia e tij të rikthehej në identitet, ashtu siç e kishte jetuar fëmijë e përfytyruar në imagjinatën e tij , për t’u a lënë dhe pasardhësve. Bujtësi apo turisti në shtëpinë e profesorit i mbrekulluar nga pamja ,nga orenditë nga kuzhina bëhet vetë banor i shtëpisë, , duke mbledhur pemët apo zarzavatet e duke gatuar edhe deri tek byreku me petë të hapura vet. Ushqimi, bulmeti e vera ua shtojnë kënaqësinë, thotë profesor Vasua ,i cili pasi dështoi në pritjen e parë me australianët ,për arsye financiare ,“zuri mend” dhe sot grupet e vizitorëve janë masive dhe në kohë qëndrimi më të gjatë.
Por pjesa më origjinale është padyshim kuzhina. Bujtina dhe fshati i ofrojnë atyre, produkte bio, dhe vetë mysafiri, bëhet jo vetëm konusmator, por nikoqir, e ndihet si në shtepinë e tij. Edhe qeveria vendore e qëndrore ka mbështetur nisma të tilla ,që synojnë zhvillimin e agroturizmit, por ende ka rrugë për të bërë. Hapat e parë janë premtues,thotë profesori.