• Lajme kombëtare

Merrnin ryshfet për të kthyer para afatit patentat e pezulluara,  SPAK çon për gjykim 25 persona

Gjirokastra 21 Korrik 2023

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim 25 persona, të cilët akuzohen se merrnin ryshfet për të kthyer para afateve patentat e pezulluara.

Mes personave të çuar për gjykim është edhe Elio Picoku, me detyrë Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë dhe policët Alkid Ndreu, Kujtim Xhaja e Amarildo Lika.

Po ashtu janë hetuar edhe qytetarë, të cilët kanë dhënë ryshfet për të marrë patentat para afatit të pezullimit.

Sipas SPAK, rezulton e provuar se shtetasi Alkid Ndreu me detyrë specialist i administrimit të dokumenteve dhe anëtar i OASH, në dy raste ka marrë para në rastin e kthimit para kohe të lejeve të drejtimit të pezulluara.

Elio Picoku, Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, ka ushtruar ndikim të paligjshëm kundrejt përfitimit monetar, për nxjerrjen e lejeve të drejtimit para afatit të pezullimit për shtetasit: Revi Osmani, Oltjan Muça, Neritan Selmani dhe Altin Koçi.

Nga hetimi rezulton se ka qenë pikërisht Picoku pika e fundit e kontaktit për qytetarët që kanë pasur lejen e drejtimit të pezulluar apo për personat që kanë qenë ndërmjetës për të marrë lejen e drejtimit përmes korrupsionit.

Personat nën hetim:

  1. Elio Picoku me detyrë Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë
  2. Kujtim Xhaja, me detyrë punojnës i policisë
  3. Amarildo Lika, me detyrë punojnës i policisë
  4. Alkid Ndreu me detyrë specialist i administrimit të dokumenteve dhe anëtar i OASH,
  5. Eduart Caka, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.
  6. Revi Osmani, akuzuar për  veprën penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1, paragrafi 2 e 25  i Kodit Penal , “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin Spiro Torre) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244/2 e 25 i K.Penal.
  7. Ilir Tafa, akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 3  e 25 i Kodit Penal.
  8. Sefer Gianfrate, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 e 25 i Kodit Penal.
  9. Evisjon Salku, akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim , parashikuar nga neni 244/1 e 25 i K.Penal.
  10. Gerald Lusha, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.
  11. Ardit Shehu, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.
  12. Arisjon Rakipi, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojën funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.
  13. Arian Lika, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 3 e 25 i Kodit Penal

Qytetarët të cilët kanë ofruar ryshfet për kthimin e patentave të pezulluara para afatit 

  1. Besiko Demaj (Zoto), akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.
  2. Enis Balla, akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2  e 25 i Kodit Penal.
  3. Lidian Broshka, akuzuar për veprën penale  “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim , parashikuar nga neni 244/1 e 25 i K.Penal.
  4. Oltjan Muçaj, akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal.
  5. Spiro Tore, akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244/2 e 25 i K.Penal.
  6. Renato Meçuli, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal.
  7. Ervis Dakolli, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal.
  8. Endrit Xhambazi, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.
  9. Neritan Selmani, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25  i Kodit Penal.
  10. Vilson Zelia, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal, përfaqësuar nga avokati Enea Cenko, me numër liçense 10053.
  11. Altin Koçi, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit  të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 e 25 i Kodit Penal.
  12. Sotiraq Lamaj, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 1 i Kodit Penal.