Ministrat e Bashkimit Evropian (BE) kanë rënë dakord për një plan prej dy miliardë eurosh për të blerë bashkarisht municione për Ukrainën.
Ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të BE-së mbështetën një iniciativë që synon t’i sigurojë Ukrainës një milion predha artilerie në 12 muajt e ardhshëm, si dhe të plotësojë rezervat e BE-së gjatë. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, e konsideroi vendimin si historik” për bllokun 27-vendesh dhe Norvegjinë.
“Ne po bëjmë një hap kyç drejt përmbushjes së premtimeve tona për t’i siguruar Ukrainës më shumë municion artilerie,” tha ai, duke vënë në dukje se 18 vende kishin nënshkruar një projekt të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes (EDA) për të bërë porosi të përbashkëta për municione me industrinë e mbrojtjes.
Një miliardë euro të tjera do të përdoren gjithashtu për të përshpejtuar porositë e reja dhe për të inkurajuar vendet që të punojnë së bashku në këto blerje./ Aljazeera