• Memaliaj

Memaliaj, Përkujtohet 115-vjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe në fshatin Koshtan

Ledja Fili 09 Mars 2023

Me lutjet për besimtarët bektashinj dhe evokimin e aspiratatve  të tepelenasve për besim ne zot, dhe etjen për dije e shkronja shqip , nisi perkujtimi i 115 – vjetorit të shkolles  së parë shqipe në këtë trevë dhe vlerësimi i kontributit të  Baba Ahmet Resulit, i cili  i ndihmuar edhe nga  pishtari I arsimit shqip  Petro Nini Luarasi  e ktheu teqenë  në vatër të atdhetarizmit, duke i dhënë jetë , aspiratës  shumë shekullore të shiptarëve, që të këndonin e shkruanin në gjuhën dhe  alfabetin e tyre. Teqeja  daton në  vitin  e largët 1807 dhe pas afro një shekulli,  më 15 tetor të vitit 1908, në këtë teqe, do të çelej shkolla e parë shqipe  për Tepelenën dhe në bankat e saj do të uleshin  nxënës jo vetëm nga kjo zonë  , por edhe nga Vlora, Mallakastra e Përmeti.  Haxhi Faik Selmanaj risolli në vëmendje të të pranishmëve barrën e rëndë e fisnikë të baballërëve nga Tepelena që shërbyen në këtë teqe jo vëtëm si klerikë, por dhe si atdhetarë e përhapës të gjuhës e kulturës shqipe  në themel të së cilës qëndron atdhedashuria  e bësimi në zot.  Pas heretizmit të vitin 1967,  kur u mbyllën me dhunë  objektet e kultit , dhe u rrënua besimi në zot,  teqeja  u mbyll për tu rihapur në vitn 1991, kur feja u la e lirë në ndërgjegjen e njerëzve .  Përfaqësuesi i  teqese  Avdul Ruçi e vlerësoi datën 15 tetor si ditë të shenjtë për besim dhe mësimin e shqipes , duke renditur njëri pas tjetrit punën plotë bësim në zot e dashuri në zemër të baballarëve për kombin, atdheun e gjuhën shqipë. Ruçi  ka veçuar dy mrekullitë e kësaj teqeje si  institucion besimi e vatër të përhapjes së dijeve të arsmit e gjuhës shqipë. Teqeja e Koshtanit, ka qenë një qendër e rëndësishme në krahinën e Tepelenës. Krahas përhapjes së bektashizmit, ajo ka luajtur një rol të madh në Rilindjen Kombëtare Shqiptare nëpërmjet aktivitetit të baballarëve. Sot ,klerik e historian vlerësojnë kontributin dhe punën e tyre të palodhur . Vlerësimet për teqenë shkollë të Koshanit, erdhën dhe nga Zyra  Arsimore Tepelenë , drejtori i së cilës tha se sot mundi dhe sakrifica e bektashinjve arsmipërhapës mëriton të jetë kujtesa jonë historike . Teqeja e Koshanit si një vend kulti e besimi bektashi, e lartësuar ndër shekuj dhe si platformë e besimit të rilindasve tanë ,denjësisht përfaqësuar prej  vëllëzërve Frashëri,  është dhe një monument kulture i katëgorisë së parë, që mbledh besimtarë e adhurus të besmit në zot, por dhe ata vizitorë vendas e të huaj që pëlqejnë arkitekutrën e asaj kohe, e duan të dijnë më shumë per historinë e besimit në Shqipëri. Për këtë arsye Bashkia Memaliaj, që në territorin e saj ka dhe tyrben e Baba Muharremit, po shton projektet dhe fondet për të përmirësuar infrastrukturën në këto zona me vende të shenjta.   Teqeja e Koshtanit  këtë tetor  mbushi  plot 215 vjet nga krijimi i saj.Ky  objekt kulti i njohur si qendër edukimi fetar e atdhetarë  u themelua  nga baba Sadiku, me origjinë nga Durballia e Greqisë, i ndihmuar edhe nga baba Shememi , Babai, i Krujës.