• Gjirokastër

Melodi me gjethe, artisti nga Kosova “mahnit” publikun

Gjirokastra 27 Qershor 2023

Mes këngëve valleve e melodive me instrumeta muzikore, artistët e Kosoves sollen edhe melodinë  me gjethe. Ajo erdhi nën interpretimin e Abedin Haxhiajt, njëherazi valltar, këngëtar e koreograf.  Artisti duket se e lodron këtë instrument natyror që  është përdorur në kohët e vjetra për të shoqëruar këngët baritore, madje është fitues  i miniginesit të organizuar në Kosove në vitin 2002 ,kur ishte vetëm 26 vjeç .

Abedini na tregon edhe sekretet e përdorimit të gjethes, të cilën mbremjen e djeshme e këputi nga një arre..Ai tregon se ajo duhet të jetë e padëmtuar dhe e freskët pasi ndikon në cilësinë e melodies.

Ndërsa shprehet se repertori i tij me melodi në gjethe është i pasur ai zgjedh të interpretojë për në atë kushtuar Adem Jasharit.