Zeqiri Muça nga fshati Kamiçan i Elbasanit, sot 74 vjeçar, pjesëmarrës në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, po mbush 7 dekada që frymon në fyellin e drunjtë duke nxjerrë notat muzikore të melodisë popullore, kryesisht motivet baritore. Instrumentisti popullor , e trashëgoi pasion për fyellin nga të parët e tij , dhe më pas mori duartrokitje e emocione në skenat brenda e jashtë vendit .
Fyelli është ndër instrumetet popullore më të vjeteër të shqiptarëve. Meloditë baritore me fyej të gjatë e të shkurtër, nisën në lendinat dhe bjeshkët e kësaj ane, kur bariu kulloste tufën e mbante krahas kërrabës dhe gëzofit teë leshtë, edhe fyellin. Melodia e tij shoqëronte tufen në kullota e stane. Zeqiri jo vetem i bie fyellit, por instrumentin që e mban me vetë kudo që shkon, e ka gdhendur vetë, nga druri i panjës. Edhe pse në dukje diçka e thjeshtë, fyelli ka artin e vet të bërjes nga një dru i zakonshem në instrument, që prodhon melodi të këndshme.