• Lajme kombëtare

Megaoperacioni antidrogë, Rrumbullaku: U arrestuan 233 persona, 82 në kërkim

Gjirokastra 14 Shtator 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje nga mega-operacioni antidrogë “Tempulli”, që u shtri në të gjithë territorin e vendit dhe është përmbyllur me 233 persona të arrestuar, 19 prej të cilëve u kapën në kushte flagrante.

Drejtori i Përgjithshëm theksoi se një pjesë e të arrestuarve janë pjesë e 23 grupe kriminale në Tiranë, Elbasan, Durrës, Korçë dhe Vlorë.

Rrumbullaku bëri me dije se policia ka ushtruar kontrolle në 356 banesa, ndërsa ka shpallur në kërkim 82 persona. Falë këtij operacioni janë sekuestruar lëndë narkotike e llojit kokainë, heroinë, metadon, armë zjarri dhe armë të ftohta, telefona etj.

Janë përmbyllur me sukses duke siguruar prova ligjore për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Janë siguruar vendimet e masave të sigurisë, janë miratuar 296 masa sigurie, arrest me burg, u miratuan vendime për kontrollin e 356 ambienteve dhe banesave, u ekzekutuan 214 masa sigurimi, janë arrestuar në kushte flagrante dhe 19 persona të tjerë, në kërkim 82 persona.

Një pjesë  e të arrestuarve pjesë e 23 grupeve kriminale. Janë sekuestruar lëndë narkotike heroinë, kokainë, armë zjarri dhe armë të ftohta, telefona,” tha Rrumbullaku.