• Lajme nga bota

Medvedev kërcënon me sulme dhe luftë nëse ndalohet Putini

Gjirokastra 23 Mars 2023

Çdo përpjekje për të arrestuar presidentin Vladimir Putin pasi gjykata ndërkomëbtare penale lëshoi një urdhër arrest për shefin e Kremlinit mund të konsiderohet si shpallje lufte ndaj Rusisë. 

Deklarata vjen nga ish presidenti rus, aleat i Putinit, Dmitri Medvedev i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë kombëtare të vendit. Në mënyrë të drepërdrejtë Medvedevi kërcënoi se do të sulmohej selia e çdo qeverie që mund të lejonte që një gjë e tillë të ndodhte.  

Javën e shkuar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arrest duke e akuzuar Putinin për krime lufte në lidhje me deportimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukriana në territore të kontrolluara nga Moska. Gjykata u shpreh se kishte baza të arsyeshme të besonin se Putini kishte përgjegjësi individuale në atë çështje. 

Agjencia e lajmeve Rojters ndërkohë raportoi se Medvendevi ishte shprehur për mediat ruse se gjykata, e cila nuk njihet nga vende si Rusia, Kina dhe SHBA, ishte një subjekt që ligjërisht nuk ekzistonte dhe që nuk kishte bërë kurrë ndonjë gjë të rëndësishme. “Le të imagjinojmë sikur kjo situatë, e cila dukshëm kurrë nuk mund të bëhet realitet, por le të imagjinojmë se bëhet e tillë. Kreu actual i një shteti bërhtamor shkon në një terrior, le të themi përshembull në Gjermani dhe arrestohet. Çfarë do të ishte kjo? Sigurisht që shpallje lufte ndaj Federatës Ruse. Dhe në  atë rast, të gjitha asetet tona, të gjitha raketat do të fluturonin drejt Bundestagut, drejt zyrës së kancelarit gjerman”, u shpreh Medvedev në një video të postuar në aplikacionin Telegram.