• Gjirokastër

Mediat ndërkombëtare i bëjnë “jehonë” Festivalit Folklorik

Gjirokastra 30 Qershor 2023

Gjirokastra dhe Shqipëria janë pasqyruar  këtë herë në kanalet e informimit me një pamje krejt festive dhe që përcjell kulturën dhe traditën e një kombi të lashtë,  ndër më të vjetrit të Europës. Publiku vendas dhe ai  huaj,  po shohin përnatë perla pa fund të folkut, traditës krijimtarisë gojore, kerografisë dhe kosntumografisë mbarëshqiptare. Janë me dhjetra kamerat e instaluara, raportimet e drejtpërdrjeta në kanale televizive, radio, në shtypin e shkruar, e rrjete sociale e rrjte sociale, që infromojnë nga kalaja për jehonën festivalin, per Gjirokastrën dhe Shqipërinë.

Aleksandër  Çipa, gazetar me përvojë dhe dashamirës i folklorit, njëherësh pasardhes i kryeartistit dhe krijuesit popullor,  Lefter Çipa , thotë se ky festival shënoi hapa para , duke veçuar dy veçori të tj. 

Alba Kepi,  është një gazetare që punon për TV Lazio dhe TV Umbria në Itali. Kepi e ka lëshuar Shqipërinë në vitin 1999, kur kronikat e zeza dhe problematikat që kalonte Shqipëria në tranzicion pa fund, ishin imazhi që servirej në tregun mediatik në shtetin   fqinj.

Ajo lumturohet sot që në mediat dhe agjencitë italine do përcjell një tjetër imazh për vendin e saj,   dhe që repotazhin do ta titullojë “Shqipëria zemra e kulturës europiane” Mediat krahas festivalit kanë përçuar tek opinion dhe kexuesit edhe anën tjetër te medaljes, organizimin e aktivieteve të tjera, gjallërinë e jetës në qytet, mikrpitjen, traditën dhe turizmin, pa harruar qetësinë dhe sigurinë që festivalisët  e viztorë te huaj e vendas gjejnë në Gjirokastër duke u ndjerë si në shtëpinë e tyre.E padyshim ne avangardë të këtyre pasqyrimeve ka qenë gjigandi mediatik, RTSH, që e ka përcjellë gjithë atomsferëen dhe festivalin në ekranin e tij për gjithë shikuesit kudo në botë.