• Gjirokastër

“Media dhe të drejtat e njeriut nën fokusin e të rinjve”, Trajnim i studentëve nga GSHDNJ

Gjirokastra 23 Tetor 2023

Grupi Shqiptar i të drejtave të njeriut vjen në Gjirokastër me projektin “Media dhe të drejtat e njeriut nën fokusin e të rinjve”. Projekti synon të njohë të rinjtë me rëndësinë e mediave në shërbim të publikut, me trajtimin që ato i bëjnë çështjeve të të drejtave të njeriut dhe më rolin që të rinjtë duhet të marrin në shoqëri për tu bërë pjesë aktive në mënyrë që të arrihet një stad i mirë i demokracisë.

Aktiviteti u bazua në workshop si dhe leksione e diskutime, si një mundësi e mirë për të gjykuar se çfarë niveli dhe kërkesash në lidhje me mediat kanë të rinjtë studentë. Pjesë e tyre u bënë edhe gazetarët gjirokastritë Ëngjell Serjani e Panajot Barka. “Media dhe të drejtat e njeriut nën fokusin e të rinjve” mbështetet nga Ambasada Çeke në Tiranë nëpërmjet programit Transition.