Zhvillimi ekonomik është i lidhur ngushtësisht me sipërmarrjen, inovacionin, konkurueshmërinë dhe startup-et.
Shqipëria në kuadër të projektit “BE për Invoacionin” i cili mbështetet nga partnerët europianë si Gjermania dhe Suedia ka bërë hapa të rëndësishme në vitet e fundit për t’u shndërruar në një destinacion të inovacionit në rajon dhe më gjerë.
Ditën e sotme përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe diplomatë të vendeve të BE-së u bënë bashkë për të çelur fazën e dytë të këtij projekti si dhe për të bërë një përmbledhje të punës së deritanishme.
“Ky ekosistem ka pasur zhvillime të jashtëzakonshme në të gjithë botën dhe Shqipëria nuk mund të mbetej pas. Ne kemi punuar me qëllim hartimin e legjislacionit të duhur për të bërë të mundur krijimin dhe zhvillimin e ekosistemit. Ndryshimet në ligjin “Për startup-et inovative” i hapin rrugë atyre që përkufizohen si nomadët digjitalë, duke i’u dhënë mundësinë që nomadët të mos konsiderohen rezidentë tatimorë për një vit”, tha ministrja.
Ambasorja e BE, Christiane Hoffman në fjalën e saj vlerësoi faktin se rreth 40% e stratup-eve të mbështetura nga BE në fazën e parë janë të drejtuara nga sipërmarrëse gra.
Eventi zhvillohet në kuadër të Javës së Europës dhe nën moton “Aftësitë e Tua e Ardhmja Jote”