Ngrohja globale,mjedisi dhe ndryshimet klimatike kanë nxitur mjaft organizata mjedisore të zhvillojnë takime dhe dëgjesa publike. Një ndër to u zhvillua në qytetin e Tepelenës me grupet e interesit.Me këtë rast u mbajt një leksion nga pedagogu i biokimisë pranë Universitetit Eqrem Çabej,Lavdi Hasani.Në brendësi të këtij leksioni u referua dhe lidhur me shpalljen e Vjosës,park kombëtar dhe impaktet që sjell në dobi të komunitetit të atjeshëm. Pedagogu Hasani është shprehur për mikrofonin e RTSH Gjirokastra lidhur me situatën mjedisore që përfshin hapësirën territoriale që përfshin qarkun e Gjirokastrës,sipas tij është bërë një punë e mirë në menaxhimin e mbrojtjes së mjedisit pasi kjo do ndikojë pozitivisht në përmirësimin e këtij ekosistemi dhe në zinxhirin ushqimor të kafshëve që jetojnë në këto habitate.
- Tepelenë
Mbrojtja e mjedisit ngrohja globale, ndryshimet klimatike/Mbahet leksion në Tepelenë
