Mbrëmja poetike e poezisë Shqiptaro -Amerikane mbylli aktivitetin e fundjavës Amerikane në Gjirokastër. Në këtë mbrëmje ku ishin të gërshetuara poezia- muzika – vera, solli një tjëtër atmosferë për të cilën ky qytet duket se është i etur. Gjithçka erdhi këndshëm nën interpretimin e poezive të disa prej autorëve më të njohur botërorë dhe Shqiptarë.
Poezia na bën më të dëlir , më vunerabël, është proçes krijimi ku ti , një lloj perendie krijues kompozon fjali të unifikuara nga tinguj që ti nxjerr shpirti. Duke ditur që qyteti jonë më kaq shumë intelektual kishte nevojë jo vëtëm për tu bërë bashk por edhe për të bashkuar copëzat e ndjenjave dhe të shpirtit siç bën dhe poezia u shpreh ndër të tjera Kudret Alikaj Drejtor i Teatrit “Zihni Sako” i cili organizoj këtë aktivitet.
Poezia është liri , dashuri , nuk njeh limite prandaj ne duhët ta përqafojmë fortë këtë nisëm, u shprehën disa nga pjesmarrësit.
Ky është viti i 2-të për qytetin e Gjirokastrës që në kuadër të Fudjavës Amerikane organizohen aktivitete të tilla duke bërë bashkë intelektual, poetdashës vizitor vendas dhe të huaj .