Fokusi i mbledhjes së mbajtur ditën e sotme të këshillit bashkiak Gjirokastër ishin diskutimet lidhur me pikat e rendit të ditës ku më të rëndësishmet ishin miratimi i dokumentit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 për të cilat ka folur nënkryetarja e këshillit Manjola Shehaj.
Ndryshimet në shtesat në programin buxhetor afatmesëm 2023-2025,në buxhetin vjetor 2023 ku plani i të ardhurave për këtë vit varion ne 230 milion lekë sipas drejtoreshës së financave në bashki.
I pranishëm në këtë mbledhje kreu i bashkisë Flamur Golemi është shprehur se shtesat në buxhetin vjetor do jenë investime në shërbim të sportit kryesisht në investime të terreneve sportive.
Pikë tjetër ishte dhe miratimi i numrit të punonjësve dhe niveli i pagave ku punonjësit e agjensisë së shërbimeve publike do jenë përfitues të rritjes së pagave.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar nga anëtarët e këshillit bashkiak.
- Gjirokastër
Mbahet mbledhja e radhës e këshillit bashkiak Gjirokastër

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër