• Gjirokastër

Mashtroj të moshuarën, bie në pranga 55-vjeçarja nga Fushë-Kruja

Gjirokastra 17 Mars 2023

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasen D. M., 55 vjeçe, banuese në Fushë Krujë, pasi i ka marrë një shumë parash, një shtetaseje 65 vjeçe, duke e mashtruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetases D. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.