• Gjirokastër

Masa mbrojtëse për përballimin e ditëve të nxehta / Instalohet ambulanca në zonën muzeale të Gjirokastrës

Gjirokastra 19 Korrik 2023

Gjirokastra është një ndër qytetet ku është ngritur stacioni i levizshëm i emergjencës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë, për të përballuar të nxehtin e këtyre ditëve. Duke qënë se pjesa muzeale e qytetit është mjaft e frekuentuar edhe nga turistët stacionimi i njësisë lëvizëse të emergjencës është bërë në sheshin “Çerciz Topulli”.

Prej orës 11-18 deri në orën një autoambulancë është në gatishmëri së bashku me personel shëndëtësor. Për cdo rast dhe ankesë personave të paraqitur, ju maten parametrat vitale iu jepet ndihma e parë, ndërkohë që rastet problematike do të transportohen me autoambulancë në spital për ndihmë të specializuar.

Personat që janë paraqitur kryesisht gjatë këtyre dy ditëve kanë pasur probleme me tensionin e lartë.

Nga ana tjeter prej strukturave shendetesore të shërbimit parësor i është bërë thirrje komunitetit pa përjashtim ,të marrë disa masa paraprake personale, të nevojshme të cilat janë :

1-Evitimi dhe reduktimi i lëvizjeve nga ora 11.00 deri në orën 18.00.,dhe mbatja e veshjeve të lehta kryesisht të bardha ,përdorimi i kapeleve dhe syzeve te diellit.

2-Konsumimi i vazhdueshëm i ujit, për të zëvendesuar lëngjet e humbura nga temperaturat e larta.

3-Frekuentimi i ambienteve të freskëta, qëndrimi në hije, në dhoma me ajer të kondicionuar në temperaturë 18- 22 gradë …

4-Eleminimi i konsumit të pijeve alkolike apo pije energjike me bazë kafeine, të cilat përbëjnë risk për shfaqjen e problematikave shëndetësore si aritmitë në zemër, pika e diellit dhe insultet cerebrale …etj