• Sport

Maks Verstapen, “mbreti” i Zandvo’ortit

Gjirokastra 28 Gusht 2023

Pas 3 javëve pushim, Kampionati Botëror i Formulës 1 është rikthyer në pistë dhe stacioni i radhës ka qenë pista e Zandvo’ortit në Holandë. Në garë që ka zgjatur mbi dy orë e gjysmë dhe, që për më tepër, është ndikuar në një masë të gjerë nga kapriçiot e motit, teksa reshjet e herëpashershme të shiut shkaktuan kaos sa u përket strategjive të skuadrave, sidomos në zgjedhjen e gomave. Ndonëse është nisur nga vendi i parë, 25-vjeçari Verstapen e ka humbur kryesimin e garës në xhiron e dytë, për ta rimarrë atë nga shoku i skuadrës së “Red Bull”-it, Serxhio Perez, i cili kishte mbetur në pistë me gomat për mot të thatë. Kampioni i dyfishtë i botës nuk do ta lëshojë më vendin e parë deri në fund, edhe pse gara ka vijuar të përjetojë edhe flamurin e kuq 8 xhiro para fundit, pas aksidentit të Zhu Guanjusë, që shkaktoi përkohësisht ndërprerjen e përkohshme të saj, për fat ë mirë pa pasoja për pilotin, por duke kërkuar riparimin e mureve mbrojtëse të pistës. Gara ka rifilluar nën regjimin e makinës së sigurisë dhe Fernando Alonso ka përfituar nga rrëshkitje e Serxhio Perezit, duke marrë vendin e dytë në podium, ndërsa meksikani e ka humbur edhe vendin në shkallën më të ulët të saj, pasi është ndëshkuar me 5 sekonda dëim, duke bërë që vendin e 3-të ta marrë piloti i “Alpine”, Pjer Gasli. Si provat zyrtare të shtunës, ashtu edhe gara e së dielës, erdhën drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, përkatësisht në RTSH Sport dhe RTSH 1.