• Gjirokastër

Makinat Rulot “pushtojnë” Gjirokastrën

Gjirokastra 06 Qershor 2023

Një tjetër lloj turizmi po njeh zhvillim në vëndin tonë . Janë  kampingjet  ato që së fundi  po zgjerohen, kjo fal interesit  të shtuar të turistëve të huaj që vijnë me makinat e tyre Rulot . Sot kamera jonë ndaloi në një kamping  ku disa vizitor të ardhur nga Franca dhe Gjermania kishin kaluar natën aty. Ata na treguan se përse qyteti i gurtë është kthyer në interes për t’u vizituar nga ana e tyre.

Të udhëtosh me makina Rulot është emocionuese dhe argëtuese pasi , mund të vizitosh shumë vende në të njëjtën kohë. Edhe pse vitet e fundit ka ardhur në rritje numri i vend parkimeve  të makinave Rulot , sërish këto të fundit i gjejmë kudo , në parkun e  Viroit , buzë lumit ,në zonat rurale etj. 

Gazetare: Leonida Koçiu