• Lajme nga bota

Macron takohet me Xi Jinping: E di që mund të mbështetem tek ju për të rikthyer Rusinë në arsye

Gjirokastra 06 Prill 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron në vizitën që po zhvillon në Kinë, është takuar me homologun Xi Jinping. Lufta e Rusisë në Ukrainë, ka qenë një prej çështje kryesore që dyshja ka diskutuar. Macron i ka thënë Xi-së se “Agresioni rus në Ukrainë i ka dhënë një goditje stabilitetit. E di që mund të mbështetem tek ju për të rikthyer Rusinë në arsye dhe të gjithë në tryezën e bisedimeve”.

Gjatë vizitës së tij në Kinë, Macron shoqërohet nga Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen.

Presidenti francez, i cili mbërriti të mërkurën për një vizitë shtetërore tre-ditore në Kinë, shtrëngoi duart me Xi jashtë Sallës së Madhe të Popullit, zemra e pushtetit në kryeqytetin e Kinës.

Xi e përshëndeti mysafirin e tij në një qilim të madh të kuq të veshur me flamuj kinezë dhe francezë ndërsa luheshin himnet kombëtare të vendeve, raporton Reuters.