• Lajme nga bota

Lukashenko: Shefi i Wagner, Prigozhin është në Rusi

Gjirokastra 06 Korrik 2023

Kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin është në Rusi. Vendodhjen e tij e njofton udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, sipas BBC.

Prigozhin udhëhoqi një rebelim dy-ditor në Rusi gjatë muajit të kaluar.

Vendndodhja e Prigozhin ka qenë një mister që kur ai u pa në Rusinë jugore gjatë rebelimit.

Sipas një marrëveshjeje për t’i dhënë fund kryengritjes, akuzat kundër Prigozhin u hoqën dhe ai do të lejohej të transferohej në Bjellorusi.

Lukashenko ndërmjetësoi një marrëveshje sipas së cilës Prigozhin do të transferohej në Bjellorusi. Si pjesë e së njëjtës marrëveshje, trupave të Wagner-it iu dha mundësia që të regjistroheshin në ushtrinë ruse ose agjencitë e zbatimit të ligjit, të ktheheshin te familja dhe miqtë e tyre, ose të shkonin në Bjellorusi.