• Sport

Luis Enrique, në garë për stolin e Chelsea

Gjirokastra 04 Prill 2023

Chelsea kthehet te Luis Enrique. Sipas “Sun”, ish-trajneri i Spanjës është në ‘pole position’ për të zëvendësuar Potterin. Në fillim, klubi anglez ishte i orientuar drejt basteve të forta për Nagelsmann, por duhet një marrëveshje me Bayern për ta regjistruar atë. Klubi gjerman, edhe nën dritën e kalendarit të Champions League, i cili mund të bënte që fatet e Bayernit dhe Chelseat të kryqëzoheshin në gjysmëfinale, mori kohë, duke bërë që anglezët të largonin vëmendjen në profile të tjera.

Drejtuesit e Chelseat e pëlqejnë Luis Enriquen dhe rezultatet e arritura te Barcelona, ​​ku e gjeti veten duke menaxhuar një ekip të nivelit, çojnë në vlerësime më shumë se pozitive ndaj tij. Kështu spanjolli kërcen në krye të listës së favoritëve për stolin e bluve.