• Lajme nga bota

Luftimet Rusi-Ukrainë/ Shefi i Wagnerit: Trupat ruse mund ta fitojnë kontrollin e Bahmutit në 3-4 javë

Gjirokastra 07 Prill 2023

Luftimet për kontrollin e Bahmutit në Ukrainë vijojnë të jenë intensive. “Ukraina po qëndron kundër forcave ruse në Bakhmut, pavarësisht se situata po bëhet “e vështirë”, tha Serhiy Cherevatyi, një zëdhënës ushtarak ukrainas.

Ai shtoi se Ukraina e kontrollon situatën në qytetin lindor, por pranoi se Moska ka përqendruar të gjitha përpjekjet e saj në kapjen e zonës dhe ka parë sukses taktik në disa vende, por si rezultat po paguante një çmim të lartë”.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njofton se më shumë se 40 “sulme armike” janë zmbrapsur në 24 orët e fundit.

Moska ka vazhduar të përqendrojë përpjekjet e saj në Lyman, Bakhmut, Avdiivka dhe Marinka, të cilat janë të gjitha në rajonin lindor të Donetskut.

“Gjatë ditës, Forcat Ajrore të Ukrainës nisën gjashtë sulme ajrore ndaj përqendrimeve të trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë drejtuesi i grupit mercenar rus, Wagner ëshët shpehur se forcat ruse do të mund ta kontrollojnë Bahmutin në tre deri në katër javë. Rusia është ende duke tentuar të shkëpusë linjat e furnizimit për ukrainasit, çka do të mundësonte hyrjen në qytet nga drejtime të ndryshme, si dhe shkatërrimin e “objekteve ushtarake kyçe”, ka thënë ai.

Prigozhin ka folur edhe për dhjetëra varreza të mercenarëve të grupit të tij. “Kjo varrezë një ditë duhet të shndërrohet në vend përkujtimor për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë ai, duke shtuar se trupat e tij janë përballur me humbje të mëdha në luftën për Bahmutin, në javët e fundit.

Pjesa më e madhe e qytetit tashmë është nën kontrollin rus, mirëpo njësitet ukrainase vazhdojnë të jenë të pozicionuara në pjesën perëndimore të këtij qyteti, i cili para se të shpërthente lufta i ka pasur rreth 70.000 banorë.