• Sport

Luftëtari luan të dielën në Patos me Albetrolin

Ledja Fili 01 Prill 2023

Bluzinjtë e Luftëtarit do të udhëtojnë sot për në Patos për t’u ndeshur me Albpetrolin vendas në një përballje, ku dy ekipet luajnë fort për marrë fitoren. Përballja vjen pas dy javëve pushim në kalendarin zyrtar, por që fakt për Luftëtarin ka qenë një periudhë e përgatitjes intensive.

Ndeshja do të luhet nesër në orër 15:00. Momentalisht AF Luftëtari mban vendin e katërt në tabelën e renditjes me 28 pikë, ndërkohë Shoqëria Sportive Albpetrol i Patosit renditet i 10 me 13 pikë.