Rusia ka vendosur mijëra ushtarë në dispozicion duke filluar stërvitjet për sistemin e raketave balistike ndërkontinentale Yars.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, formacioni i raketave Novosibirsk po zhvillon stërvitje dhe Forcat Raketore Strategjike po kryejnë inspektimin gjithëpërfshirës të kontrollit.
Moska bën të ditur gjithashtu se më shumë se 3 mijë ushtarakë dhe rreth 300 njësi të pajisjeve ushtarake janë të përfshirë në stërvitje.
“Gjatë stërvitjes ka plane për të praktikuar veprime manovruese të raketave autonome YARS të cilat do të mbulojnë territoret e tre rajoneve”, thuhet në deklaratë, transmeton CNN.
Specialistët strategjikë të raketave do të kryejnë gjithashtu një sërë masash për kamuflimin dhe kundërveprimin e mjeteve moderne të zbulimit ajror në bashkëpunim me formacionet dhe njësitë e Qarkut Ushtarak Qendror dhe Forcat Ajrore.