• Lajme nga bota

Lufta në Rripin e Gazës, Shqipëria abstenon pr/rezolutën e paraqitur nga Rusia në OKB

Gjirokastra 17 Tetor 2023

Shqipëria ka abstenuar mbi rezolutën e Rusisë për luftën në Rripin e Gazës, paraqitur të hënën në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Lajmi u dha nga Misioni i Shqipërisë në OKB, në një ragim në X, ish Twitter. Sipas tij Shqipëria abstenoi pasi teksti i paraqitur nga Rusia nuk arriti të trajtonte siç duhet të gjitha çështjet kritike, duke përfshirë dënimin e sulmeve terroriste nga Hamasi.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të bëhet bashkë në dënimin e terrorizmit, në adresimin e shumë prej nevojave urgjente dhe kritike në terren, duke përfshirë situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe mbrojtjen e civilëve kudo, thuhet në reagimin e Misionit të Shqipërisë në X.

Nga ana e tij Këshilli i Sigurimit të OKB rrëzoi rezolutën e Rusisë për luftën në Rripin e Gazës.