Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se vendi i tij do të mbetet vetëm përballë Rusisë nëse aleatët nuk do ta mbështesin për të çuar përpara luftën.
“Besoj se ky është një rrezik i madh, patjetër që do të mbetemi vetëm”, tha ai në një intervistë për median kombëtare, ku u pyet nëse ishte koha për një lëvizje të tillë në tokën ruse.
Zelensky tha se lufta e Ukrainës për të rimarrë territorin e saj është ndihmuar në mënyrë kritike nga marrëdhëniet e saj me aleatët.
“Përparimi dhe përgjegjësia për Ukrainën në fushën e betejës është gjithmonë dypalësh”, tha Zelensky, ndërsa shtoi se partnerët ndërkombëtarë janë pjesë e çdo fitoreje, çdo pengese në kundërsulm, çdo veprimi mbrojtës dhe çdo dobësie.
Zelensky beson se është e mundur “të arrihet çmilitarizimi i Rusisë” në Krime me mjete politike, transmeton CNN.
Në të kundërt, Ukraina ka marrë meritën për sulmet nga dronët e detit në Krimenë e kontrolluar nga Rusia dhe objektivat përreth Detit të Zi.