• Lajme kombëtare

Lufta kundër rrjeteve kriminale ndërkombëtare/ Dumani dhe Kraja takohen me përfaqësues të prokurorive të Amerikës së Jugut dhe Europës

Gjirokastra 14 Prill 2023

Lufta kundër rrjeteve kriminale ndërkombëtare me risk të lartë ka bërë bashkë në një takim në Buenos Aires, përfaqësues të Prokurorive të Amerikës së Jugut dhe Europës. Në takimin e mbajtur në 12 dhe 13 prill, kanë marrë pjesë, drejtuesi i SPAK Altin Dumanin, Shefi i Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Arben Kraja, përfaqësues të prokurorive homologe nga vendet e BE, Itali, Spanjë, Holandë, Belgjikë, Gjermani, Portugali, Amerika e Jugut, Argjentinë, Brazil, Ekuador, Kolumbi, Panama, Paraguaj e Kosta Rika, dhe agjencisë e BE, EUROJUST e EUROPOL.

Ky takim kishte si qëllim, forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit mes Prokurorive të Amerikës së Jugut dhe Europës, nëpërmjet vendosjes së kontakteve të drejtpërdrejta, krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore (JIT), përdorimi i metodave speciale të hetimit, me synim goditjen e organizatave dhe rrjeteve ndërkombëtare me risk të lartë të krimit të organizuar qe merren me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të SPAK në këtë takim u mundësua nga projekti “Lufta kundër krimit të rëndë në Ballkanin Perëndimor”-IPA 2019.

SPAK ka prioritet luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe në këto kushte pjesëmarrja në këtë takim ishte e një rëndësie të veçantë dhe shumë produktive”, thuhet në njoftim.